Ekskluzive / Të enjten seanca konstituive?

Ekskluzive / Të enjten seanca konstituive?

Koalicioni PAN (PDK, AAK, Nisma) dhe AKR-ja të dielën kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Burime të “Republika24” brenda koalicionit PAN kanë bërë të ditur se pas zyrtarizimit të marrëveshjes, që pritet të ndodhë këto dy ditë, të enjten do të caktohet mbajtja e seancës konstituive e Kuvendit ku do të zgjedhet kryetari dhe nënkryetarët.

Pas kësaj ka gjasa që po në të njëjtën ditë të votohet edhe Qeveria Haradinaj, por këto burime thonë se votimi i Qeverisë mund të shtyhet edhe një ditë pas të premten (më 8 shtator).

Zgjedhjet në Kosovë janë mbajtur më 11 qershor, koalicioni PAN është vonuar në krijimin e institucioneve pasi nuk i kishte numrat e duhur për t’i formuar ato.

Me arritjen e marrëveshjes me AKR-në PAN-it do t’i shtohen edhe katër deputetë që do të shkon numri në 63 deputetë (PAN-i 59 me minoritete), duke mos llogaritur votën e Teuta Rugovës.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje