Ekskluzive/ Vota për demarkacionin, a ka gjasa Haradinaj ta kalojë në Kuvend

Ekskluzive/ Vota për demarkacionin, a ka gjasa Haradinaj ta kalojë në Kuvend

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka bërë me dije se mund të ndodhë që të enjten të mbahet seanca në të cilën do të votohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, të cilës iu është bashkuar edhe një aneks marrëveshje për korrigjim të kufirit.

Pavarësisht kësaj Haradinaj nuk është i sigurt se mund t’i ketë votat për ta kaluar demarkacionin.

Burime të “Republika24” kanë bërë të ditur se Haradinaj deri tani nuk ia ka siguruar votat, për faktin se brenda PDK-së ka deputetë që janë shprehur kundër versionit aktual, po ashtu edhe brenda LDK-së.

Ndërsa deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë shprehur kundër, përjashto grupin që kanë dal nga kjo lëvizje që ende nuk ka dalë me ndonjë qëndrim.

Pritet të shihet të enjten nëse demarkacioni do të kalojë dhe Kosovës t’i hapet rruga për liberalizimin e vizave.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje