Ekskluzive / Zëvendësministrat emërohen në heshtje

Ekskluzive / Zëvendësministrat emërohen në heshtje

 

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, këto ditë do t’i emërojë në mënyrë të veçantë edhe zëvendësministrat.

Burime të “Republika24” kanë bërë të ditur se ky emërim i zëvendësministrave do të bëhet në mënyrë të heshtur.

“Republika24” ka siguruar emrat e katër zëvendësministrave të AKR-së që pritet të emërohen këtë javë. Arbër Geci do të jetë zv.ministër i Arsimit; Vesel Makolli, zv.ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale; Fatmir Makolli, zv.ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Rejhan Vuniqi, zv.ministre e Jashtme.

“Republika24” ka marrë vesh se edhe Gjergj Dedaj do të mbetet në postin e zv.ministrit të Pushtetit Lokal. Dedaj edhe në Qeverinë Mustafa e ka qenë në këtë pozitë.

Emrat për zëvendësministra janë duke i përgatitur edhe PDK dhe AAK.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje