Ekskluzive/ Zgjedhjet e brendshme në PDK do të zgjasin tre muaj

Ekskluzive/ Zgjedhjet e brendshme në PDK do të zgjasin tre muaj

Rezultati i zgjedhjeve lokale kanë shokuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke krijuar pakënaqësi brenda strukturave të saj.

Burime të “Republika24” kanë bërë të ditur se pas këtij rezultati të dobët, pa dashje është dashur që lideri I kësaj partie të shpall zgjedhjet e brendshme, si arsyetim për ta pranuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve në raport me elektoratin e saj.

“Procesi zgjedhor në PDK do të fillojë shumë shpejt pas shpalljes zyrtare të rezultateve nga ana e KQZ-së. Ky proces pritet të zgjasë përafërsisht tre muaj, ku pritet të ketë reforma nëpër degët e PDK-së”, kanë thënë burime brenda PDK-së.

Këto burimi kanë treguar se Kadri Veseli do të marrë përgjegjësinë për rezultatin e dobët të PDK-së në zgjedhjet lokale.

PDK-ja në zgjedhjet e balotazhit ka humbur katër komuna në të cilat ishte duke udhëhequr deri më tani. Po ashtu nuk ka arritur ta fitojë as Mitrovicën, prej nga vjen edhe lideri i kësaj partie.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje