Ekskluzive / Zgjedhjet lokale test për partitë politike

Ekskluzive / Zgjedhjet lokale test për partitë politike

Kosova më 22 tetor do të mbajë zgjedhjet lokale, të cilat pritet të jenë edhe një test për të gjitha partitë politike në aspektin e matjes së votës.

Pas zgjedhjeve të 22 tetorit do të dihet nëse Qeveria Haradinaj do të ketë jetëgjatësi, që aktualisht sillet me 62 vota të deputetëve.
Nëse Lidhja Demokratike e Kosovës nuk del mirë me vota në zgjedhjet lokale atëherë nuk do të bëjë presion mbi Qeverinë Haradinaj për të kërkuar rrëzimin e saj, pasi zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk do t’i konvenonin asaj me një rezultat të dobët që mund të merr në zgjedhjet e 22 tetorit.
Pra jetëgjatësia e qeverisë aktuale varet se si LDK del në këto zgjedhje.
Nëse ndodhë e kundërta LDK-ja do të bëjë presion që ta rrezojë Qeverinë duke u ndihmuar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje! e cila që nga fillimi është kundër Qeverisë Haradinaj. Thënë troç qëndrimi i vërtet i Lëvizjes Vetëvendosje! se është njëmend për rrëzimin e Qeverisë aktuale do të dihet pas 22 tetorit, sepse edhe kjo e sheh matjen e saj te qytetarët.
Në anën tjetër pas zgjedhjeve të 22 tetorit mund të ketë edhe ikje të deputetëve nga LDK-ja dhe Vetëvendosje tek partitë në pushtet, krejt kjo nëse këto dy parti dalin keq në këtë zgjedhje me rezultat. Më së shumti nga kjo mund të përfitojë partia e Behgjet Pacollit, pasi shihet si një hambar për të përfituar më shumë vende për punësime.
Pra zgjedhjet lokale janë test për të gjitha partitë. Të shohim kush po del më i forti. /analizë nga republika24/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje