Ekskluzive / Zvarritja e institucioneve e qëllimshme, plani “B” zgjedhjet e reja

Ekskluzive / Zvarritja e institucioneve e qëllimshme, plani “B” zgjedhjet e reja

Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme si shkak i moskrijimit të institucioneve të reja.

Si opsion “B” po shihet që vendi të shkojë në dy palë zgjedhjeve më 22 tetor.

Burime të “Republika24” kanë bërë të ditur se plani “B” mund të hyjë në funksion nëse edhe këtë të enjte nuk zgjedhet kryetari i Kuvendit.

“Kosova po mendon edhe për planin “B” që është shkuarja në zgjedhje të reja më 22 tetor, pra në të njëjtën datë me ato lokale. Ky plan do të vinte së zbatuari nëse as të enjten partitë nuk e zgjedhin kryetarin e Kuvendit”, kanë thënë këto burime.

Por kundër kësaj ideje janë përfaqësuesit ndërkombëtare të cilët po insistojnë që krijohet një qeveri me bazë të gjerë, në mënyrë që vendi t’u shpëtojë zgjedhjeve të reja.

 

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje