Erërat e forta rrëzojnë një vinç mbi një veturë në Han të...

Erërat e forta rrëzojnë një vinç mbi një veturë në Han të Elezit

Erërat e forta që ndodhën gjatë ditës së premte kanë rrëzuar një vinç të madh mbi një veturë.

Ngjarja ka ndodhur në Hani i Elezit, ku dhe janë duke u zhvilluar punimet për urat nga Bechtel Enka.

Ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar.

Sipas fotografisë, dërguar nga lexuesit, shihet gjendja e veturës së shkatërruat plotësisht dhe vinçit që ka rënë mbi të.

Telegrafi ka tentuar të marrë autoritetet përkatëse, por nuk ka mundur të marrë përgjigje lidhur me rastin.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje