Erisi: Synimi im, ta vazhdoj karrierën futbollistike jashtë Kosovës

Erisi: Synimi im, ta vazhdoj karrierën futbollistike jashtë Kosovës

19-vjeçari, Eris Bllaca nga Prishtina ka filluar të merret me futboll që në moshën dhjetëvjeçare.

Ai sot është pjesë e klubit KF Kosova (P) dhe mban fanellën me numrin 17, me trajner Naim Pefqeli dhe luan në pozitën e sulmuesit por edhe të mbrojtësit të majtë.

Erisi në një bisedë për gazetën “Epoka e re” ka folur për futbollin në Kosovë, kushtet e klubit dhe synimet e tij në të ardhmen.

“Me futboll kam filluar të merrem që në moshën dhjetëvjeçare, përkatësisht që 9 vite. Aktualisht luaj në ligen e parë në klubin KF Kosova (P) dhe luaj në të gjitha pozitat në sulem dhe mbrojtës i majtë”, ka thënë futbollisti Eris Bllaca.

Duke folur për kushtet në klubin, ai thotë se kushtet nuk janë aq të mira.

“Kushtet në klub nuk janë të mira krahasuar me klubet në Evropë, megjithatë ne kemi vullnet për të luajtur pavarësisht kushteve. Normal se kushtet e mira sjellin edhe cilësi te secili klub futbollistik. Trajneri ynë Naim Pefqeli na jep motiv që ne të sjellim rezultate si klub, pra ai luan një rol të madh në ecjen e klubit, po ashtu edhe ne si futbollistë të KF Kosova (P) po mundohemi që të japim maksimumin për klubin”, është shprehur ai.

Erisi thotë se duhet një përkrahje më e madhe e institucioneve për futbollin kosovar.

“Mendoj se institucionet e Kosovës e përkrahin shumë pak futbollin në krahasim me sportet e tjera. Pra futbolli në Kosovë është më i neglizhuar nga sportet e tjera. Kështu mendoj unë”, shprehet Erisi.

Ai ka bërë me dije se do ta vazhdon karrierën futbollistike, por synim e ka të luaj për ndonjë klub jashtë Kosovës.

“Synimi im si futbollist është gjithmonë t’i arrijë majat e këtij sporti. Pra ta vazhdoj karrierën time si futbollist jashtë Kosovës dhe t’i kënaqi të tjerët me lojën time”, ka deklaruar futbollisti Bllaca.

Ai ka treguar se klubi më i preferuar i tij është Manchester United, kurse lojtari Cristiano Ronaldo.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje