Erleta Hoti bën për pesë pare ish bashkëshortin, i nxjerr ‘të zezat’...

Erleta Hoti bën për pesë pare ish bashkëshortin, i nxjerr ‘të zezat’ publikisht

Kastro Zizo ishte i martuar me moderatoren kosovare Erleta Hoti me të cilën ka edhe një vajzë, megjitatë edhe kjo martesë e dytë e Zisos, kishte përfunduar me ndarje.

Duket se ndonjë deklaratë e Kastros e ka hidhëruar fort Erletën, e cila ka shkruar në profilin e saj në Facebook një status, ku e akuzon publikisht kantautorin për një baba jo të mirë dhe tejet të pakujdesshëm.

Hoti ia ka renditur një nga një të metat, duke theksuar se ai nuk shkon as në ditëlindjen e vajzës së tij, pavarësisht se në Kosovë vjen shumë shpesh.

Pasi ka bërë një varg akuzash publike, Erleta duket se është bërë pishman dhe e ka larguar nga profili i saj shkrimin drejtuar ish partnerit.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje