Është konfirmuar: Kështu duket gjoksi perfekt për të cilin ëndërrojnë meshkujt

Është konfirmuar: Kështu duket gjoksi perfekt për të cilin ëndërrojnë meshkujt

Kirurgët plastikë kanë vendosur që të merren me temën e gjoksit perfekt dhe kanë konstatuar madhësinë e vërtetë për të cilën ëndërron gjinia mashkullore.

Eksperti i njohur mjekësor, Patrick Mallucci, ka marrë pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar për Gjoksin e Femrës ku ka paraqitur llogarinë e vet tek e cila ka ardhur me ndihmën e programit kompjuterik.

Kirurgu plastik ka vizatur në sisë një linjë në lartësinë e thimthave, ndërkaq dy linja të tjera në pjesën e sipërme të skajit të gjoksit, dhe pikërisht me ndihmën e tyre ka përcaktuar se çka është vendimtare në bukurinë e sisëve.

Siç shkruan “Daily Mail”, Patrick ka shfrytëzuar njëqind fotografi të gjokseve lakuriq të publikuara në revistën britanike “Sun”, ndërkaq secila damë nga fotografitë është dashur patjetër të ketë sisë natyrale.

Në bazë të fotografive, si edhe të masave, kirurgu estetik britanik ka konstatuar: gjoksi është i bukur kur 45% e vëllimit është mbi linjën e cila është në rrafshin me thimthat, ndërkaq 55 për qind nën të.

Gjithashtu, thimthat tek sisët e përsosura do të duhej të jenë pak më lart – nën këndin prej 45 shkallësh, ndërsa madhësia në të vërtetë nuk është aspak me rëndësi.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje