Eurovizioni i shqiptarëve

Eurovizioni i shqiptarëve

Ata janë tre, por vetëm njëri do të përfaqësojë Shqipërinë. Si asnjëherë më parë në festivalin më të madh të muzikës evropiane, Eurovizion, do të marrin pjesë tre shqiptarë.

Eugent Bushpepa do të përfaqësojë Shqipërinë, pasi fitoi çmimin e parë në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar me këngën “Mall”.

Ermal meta, shqiptari 36-vjeçar me origjinë nga Fieri, do të përfaqësojë Italinë. Ai fitoi Sanremon, për të parin vit nga një i huaj, me këngën “Nuk më keni bërë asgjë”, në duet me kolegun italian Fabrizio Moro.

Ndërkohë një tjetër shqiptare do të ngjitet në skenën e Eurovizionit, që këtë vit mbahet në Lisbonë të Portugalizë në muajin maj.

Eleni Foureira këngëtarja me origjinë nga Fieri do të përfaqësojë Qipron me këngën e saj “Fuego”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje