“Fast and Furios” e pasuroi Vin Dieselin pesë miliardë dollarë

“Fast and Furios” e pasuroi Vin Dieselin pesë miliardë dollarë

Franshiza amerikane “Fast and Furious” filloi në vitin 2001 dhe si aktori kryesor ishte Vin Diesel ndërsa në disa prej tyre regjisor ishte Justin Lin.

Vin Diesel ishte aktori kryesor në të gjitha tetë episodet dhe me siguri se shumëkush ka pyetur se sa para ka fituar deri më tani ai.

Gazeta “Variety” njoftoi fitimet e disa prej aktorëve më të mëdhenj hollivudian, duke përfshirë edhe 50-vjeçarin.

Vin Diesel dhe Michelle Rodriguez (Getty Images)

Siç shkruan revista, aktori fitoi 20 milionë dollarë për rolin vetëm vitin e kaluar, domethënë në episodin e tetë.

Të ardhurat e aktorit u rritën ndërsa projekti filmik shënoi një sukses në rritje, kështu që thuhet se për tetë pjesë të filmit ka fituar deri në pesë miliardë dollarë.

Në disa pjesë, ai gjithashtu ka punuar si producent, duke bërë të ardhurat që të arrin këto shifra.

Pjesa e nëntë do të arrijë në kinema në vitin 2020, megjithëse, ishte planifikuar fillimisht për vitin e ardhshëm.

Arsyeja për këtë ishte se ekipi krijues kishte nevojë për më shumë kohë për të zhvilluar historinë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje