Fellaini pritet t’i bashkohet Galatasarayt

Fellaini pritet t’i bashkohet Galatasarayt

Mesfushori belg, Marouane Fellaini ka paralajmëruar se do të largohet nga Manchester United në fund të këtij edicioni.

Kontrata aktuale e mesfushorit nga Belgjika skadon në fund të këtij edicioni me klubin anglez.

Manchester United i ka ofruar kontratë të re Fellainit por futbollisti nuk ka pranuar rinovimin.

E duket se e ardhmja e lojtarit do të jetë në elitën e futbollit turk.

Është gjiganti nga Stambolli, Galatasaray që ka arritur marrëveshje personale me lojtarin sipas medieve angleze.

Fellaini duke iu gëzuar një goli me fanellën e Manchester United

Belgu do të nënshkruajë një kontratë tri vjeçare me kampionin e shumëfishtë të Turqisë.

30-vjeçari pritet të fitojë një pagë vjetore rreth shtatë milionë euro tek skuadra turke.

Fellaini iu bashkua Manchesterit në verën e vitit 2013 nga skuadra tjetër angleze Everton për 33 milionë euro.

Në 16 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion, belgu ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje