Fëmija që lindi me tri këmbë, i nënshtrohet operimit dhjetë orësh për...

Fëmija që lindi me tri këmbë, i nënshtrohet operimit dhjetë orësh për ta hequr gjymtyrën e tepërt (Foto)

Xiao Fei nga Xinjiang i Kinës, lindi me tri këmbë, si pasojë e një çrregullimi në rrallë gjashtë shtatzënësisë.

Kirurgët kanë zbuluar, se këmba e tretë nuk i përkiste atij, por binjakut të tij parazit, që nuk arriti të formohej si duhet.

Këta lloj binjakë, ndodhin kur binjakët identik nuk mund të ndahen, gjë që ndodhë një në një milion lindje.

Kur mbushi 11 muaj, vogëlushi iu nënshtruar një operimi prej dhjetë orësh në një spital në Shangai, që ta largonte gjymtyrën e tepërt.

“Ia larguam këmbën e mesit, sepse nuk kishte asnjë funksion. Por, i amputuam këmbën e djathtë që kishte shputën e deformuar dhe dukej si dorë, për t’ia vënë këmbën e mesit”, ka thënë mjeku specialist që kreu intervenimin.

Për pasojë, fëmija e ka njërin testikul më brenda, ka probleme në abdomen dhe zemër, por gjendja tij pritet të rregullohet së shpejti. /Telegrafi/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje