Fëmijë serbë e shqiptarë, bashkë për ta ruajtur ambientin

Fëmijë serbë e shqiptarë, bashkë për ta ruajtur ambientin

Njëzet fëmijë, dhjetë shqiptarë dhe po aq serbë kanë vizituar parkun e arinjve, në kuadër të projektit të KFOR-it, për të promovuar bashkëjetesën dhe ruajtjen e ambientit.

Me këtë rast, komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, ka thënë se vet fakti që fëmijët serbë dhe shqiptarë janë bashkë tregon se organizata që drejton ka bërë punë të mirë.

Ai ka shtuar se KFOR do të vazhdojë misionin e tij që të gjithë të jetojnë në paqe, pavarësisht etnisë dhe religjionit, ndërsa ka përmendur disa prej aktiviteteve të së kaluarës, si një koncert i përbashkët mes serbëve dhe shqiptarëve, verën që lamë pas.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje