Festivali i Filmit Turk në Prizren sjell 11 filma të suksesshëm

Festivali i Filmit Turk në Prizren sjell 11 filma të suksesshëm

Prej 8 deri më 15 shtator do të mbahet edicioni i parë i Festivalit të Filmit Turk në Prizren, në kuadër të të cilit do të shfaqen filmat e suksesshëm të kinemasë turke viteve të fundit.

Në kuadër të festivalit gjithsejtë do të shfaqen 11 filma, derisa në cilësi të mysafirëve do të paraqiten edhe aktorët, regjisorët, skenaristët e brezit të vjetër dhe të ri nga Turqia.

Ediz Hun, Çagan Irmak, Yigit Ozsener janë vetëm disa nga emrat e njohur të kinematografisë turke që do të jenë prezent në edicionin e parë të Festivalit të Filmit Turk në Prizren.

Ediz Hun, aktori i famshëm dhe i respektuar i kinemasë turke do të jetë mysafir nderi në këtë festival, me ç’rast do të nderohet me çmimin e suksesit jetësor.

Audienca në Prizren do të ketë mundësinë që të bashkëbisedojë edhe me Çagan Irmak, regjisorin dhe skenaristin turk, serialet dhe f?lmat e të cilit janë të njohura për audiencën në Kosovë, si: “Asmali Konak”, “Çemberimde Gul Oya” dhe filmat: “Unutursam F?s?lda”, “Dedemin ?nsanlar?”, etj.

Në festival do të jetë i pranishëm edhe aktori i famshëm turk i serialeve dhe filmave Yigit Ozsener, të cilin audienca kosovare e njeh veçanërisht nga seriali “Ezel”.

Festivali i Filmit Turk organizohet nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Turqisë në Prizren me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë dhe në koordinim me partnerët tjerë, si: DokuFest, DokuKino, Kino Lumbardhi, Turkish Airlines, etj.

Filmat shfaqen me titra në gjuhën shqipe dhe janë të hapura për publikun pa pagesë. Ceremonia solemne e hapjes së festivalit mbahet të premten nga ora 19.30 në Kino Lumbardhi.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje