Fillon prodhimi i katër filmave të “Avatar”

Fillon prodhimi i katër filmave të “Avatar”

Produksioni për katër filmat e Avatar-it kanë filluar në Manhattan Beach më herët gjatë kësaj jave.

Në prill, ishin konfirmuar që katër vazhdimet filmike të Avatar-it do të realizoheshin në vitet 2020 deri më 2025.

Të gjithë këta filma kanë një buxhet prej 1 miliard dollarësh, dhe më saktësisht xhirimet kanë filluar të hënën në Manhattan Beach, pohon Deadline, transmeton Klan Kosova.

Regjisori, James Cameron, nuk është fare i shqetësuar për distancën mes filmave, duke e krahasuar me distancën mes filmave Terminator 2 dhe Aliens.

“Ishte një dallim shtatëvjeçar mes The Terminator dhe Terminator 2:Judgement Day, dhe dallim shtatëvjeçar mes Alien dhe Aliens”, tha Cameron për CNN.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje