Fillon regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta në Malishevë

Fillon regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta në Malishevë

Nga sot në Komunën e Malishevës ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta dhe regjistrimi do të zgjasë tri ditë. Kështu është bërë me dije në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve.

Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, ka theksuar se nga sot ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta, për vitin shkollor 2018/2019, ndërsa ka pohuar se drejtoria është e përgatitur për këtë proces të regjistrimit.

Drejtori Thaçi, gjithashtu ka bërë me dije se janë bërë përgatitjet edhe për përfundimin e vitit shkollor 2017/2018.

Në mbledhjen e sotme, drejtorët e drejtorive kanë raportuar për aktivitetet e tyre për javën e kaluar dhe për javën në vijim.

Në këtë mbledhje u raportua edhe për vazhdimin e realizimit të projekteve nga lista e projekteve kapitale, si dhe për projektet të cilat pritet të fillojnë në ditët në vazhdim.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje