Finalja e Kampionatit Botëror “mbush xhepin” e Luana Vjollcës: Shihni sa fitoi...

Finalja e Kampionatit Botëror “mbush xhepin” e Luana Vjollcës: Shihni sa fitoi në bastore

Gjatë këtij muaji të Kampionatit Botëror të Futbollit, të gjithë duket se jemi kthyer në tifozë dhe ju tashmë e dini se të qenurit tifozë sot, lidhet ngusht me faktin që të jemi të aftë të fitojmë para nëpërmjet basteve. Shumë prej personazheve të njohur kanë treguar skedinat e tyre fituese gjatë këtij muaji dhe dje ka qenë radha e Luana Vjollcës.

Ajo ka vendosur një bast duke luajtur 500 euro dhe duke qenë se e ka gjetur se do të fitojë Franca dhe ndeshja do të ketë më shumë se 3 gola, Luana ka fituar në fund plot 2250 euro. “Basti im i parë dhe fitova” – ka shkruar ajo në Instastory.

Epo ky ishte një ogur i mirë, duke qenë se për pak ajo do të lançojë edhe këngën më të re pas suksesit që i pati bashkëpunimi me Bujar Qamilin në “Mi dhe flakë mallit tim”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje