Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i...

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Gjatë këtyre ditëve askush nuk ia ka zili Princit William. Jo vetëm se ai do të duhet ta dhurojë fjalimin e shokut të ngushtë në dasmën e vëllait të tij Harry me Meghan Markle, por këtë duhet ta bëjë para miliona njerëzve.

Si në shumicën e dasmave, edhe aty me siguri se do të ketë fjalime të ndryshme – fjalime për dhëndrin, për nusen, dh fjalime nga shoku i ngushtë i dhëndrit, transmeton Telegrafi.

Por, nëse ju do të keni shansin gjatë kësaj vere që të dhuroni një fjalim për dasmën e shokut të ngushtë, atëherë padyshim se duhet t’i ndiqni disa këshilla para se ta bëni këtë.

Paraprakisht duhet të keni parasysh se, sipas statistikave, më shumë se gjysma e të ftuarve në një dasmë ndihen të mërzitur nga fjalimet e tilla.

Kështu ju duhet të bëni çmos që mos ta mërzitni askënd me fjalimin tuaj, por vetëm ta ndizni atmosferën.

Sipas një anketimi të fundit me 2,000 britanikë, është zbuluar se fjalimi i përsosur i dasmës duhet të zgjatë rreth 9 minuta e 15 sekonda, duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falënderime.

Nëntë minuta me të vërtetë se janë të gjatë në raste të tilla, por duhet t’i shfrytëzoni sa më mirë që është e mundur dhe t’iu përmbaheni këshillave të lartcekura.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje