Flamuri kombëtar vendoset përsëri te rrethi

Flamuri kombëtar vendoset përsëri te rrethi

Para pak minutave, me urdhër të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, flamuri i Kosovës është hequr nga rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës, për t’u vendosur përsëri me atë kombëtar, shkruan Gazeta Express.

Ky flamur i cili ishte vendosur aty disa ditë para festimit të 10-vjetorit të pavarësisë, sipas burimeve të Gazetës Express ishte i përkohshëm, pasi që kompetencat për ndryshimin e tij i ka vetëm komuna e Prishtinës.

Kryeministri kishte autorizuar ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar që të bëjë këtë ndërrim dhe tani në hyrje të kryeqytetit valon përsëri flamuri kombëtar

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje