Flet ish-bashkëshortja e Blerim Xhemailit: Nuk do martohesha kurrë më me një...

Flet ish-bashkëshortja e Blerim Xhemailit: Nuk do martohesha kurrë më me një futbollist

Ndarja e futbollistit Blerim Xhemaili nga bashkëshortja e tij Erjona Sulejmani ka shkaktuar mjaft polemika si për shkak të deklaratave të saj.

E ftuar sot në TopShow Magazine, Erjona Sulejmani është shprehur rreth ndarjes dhe gjithashtu rreth librit të ri që është duke përgatitur mbi jetën e grave të futbollistëve.

Ajo ka theksuar se ka dashur të jetë një grua e lirë për të zhvilluar karrierën e saj dhe gjithashtu për t’ia dalë vetë. Në kohën kur ka qenë e martuar me futbollistin diçka të tillë e kishte të pamundur.

Erjona theksoi se i është dashur të lërë shumë oferta për shkak të martesës së saj dhe udhëtimit nga një vend në tjetrin pasi Xhemaili ndërronte skuadër. “Nuk kam njohur një grua futbollisti që të jetë në kënaqur. Unë tani filloj një kapitull të ri ku unë jam e kënaqur dhe e lumtur si një femër e lirë, si mama e lirë. Liria nuk ka çmim as lumturia nuk blihet me lekë, je e lumtur mos të varesh askush. Nuk do të martohesha kurrë më një futbollist,”-theksoi Erjona.

Sa i përket librit ajo u shpreh: “Kam shkruar një libër do të dalë shumë shpejt, një libër autobiografik ka sekrete që do të trondisin për botën e futbollin,”-përfundoi Erjona. Modelja gjithashtu u shpreh se dëshiron që në të ardhmen të bëhej moderatore e suksesshme si Maria De Filippi.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje