Flet njeriu në duart e të cilit ndërroi jetë Adem Demaçi (Video)

Flet njeriu në duart e të cilit ndërroi jetë Adem Demaçi (Video)

Me lot në sy, por ka shumë falënderime për të gjithë ata që i qëndruan pranë Adem Demaçit.

Xhelal Pakashtica njeriu që dhjetëra vite ishte shoqërues i Adem Demaçit, tregon se ai ndërroi jetë në duart e tij.

Pakashtica ka shpjeguar se po këtë ditë, kur Demaçi ndërroi jetë, ata ishin bashkë për kafe në mesditë. Shpjegon se në momentet kur ndërroi jetë ishte pranë tij.

“Në orën 10 në 06:00 (17:50), pasdite ka ndërruar jetë. Unë isha afër, ju kam lut Zotit gjithmonë me qenë afër deri në frymën e fundit dhe lutja mu pranua”, ka thënë ai.

E quan baba të kombit dhe tregon se gjendja e tij u keqësua rreth orës 17:00, e që ai ndërroi jetë në orën 17:50./Kosovapress/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje