Formacionet zyrtare: Një duel i madh futbolli ndërmjet Chelseat dhe Barcelonës

Formacionet zyrtare: Një duel i madh futbolli ndërmjet Chelseat dhe Barcelonës

Në Stamford Bridge të Londrës zhvillohet dueli i dy skuadrave të mëdha evropiane, Chelsea dhe Barcelona.

Kjo përballje shënon takimin e parë të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve, ndërmjet këtyre ekipeve rivale.

Dy strategët, Antonio Conte dhe Ernesto Valverde, do ta sfidojnë njëri-tjetrin me taktikat e tyre të përgatitura deri në detaje për këtë sfidë.

Sa u përket kampionateve respektive, Chelsea është në vend të katërt në tabelë dhe lufton për të siguruar një vend për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Barca, nga ana tjetër, është lider i pakontestueshëm në La Liga dhe akoma nuk ka regjistruar asnjë humbje në kampionatin spanjoll.

Formacioni zyrtar i Chelseat: Courtois; Azpilicueta (c), Christensen, Rudiger; Moses, Kante, Fabregas, Alonso; Willian, Hazard, Pedro.

Formacioni zyrtar i Barcelonës: Ter Stegen, Pique, Umiti, S. Roberto, Jordi Alba, Rakitic, Sergio, Iniesta, Paulonho, Messi, Suarez.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 14 mars në stadiumin Camp Nou. /Telegrafi/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje