Foshnja dy muajshe që përloti botën

Foshnja dy muajshe që përloti botën

Christian Harris, një vajzë 2 muajshe ka dalë për të takuar disa njerëz shumë të vecantë, ushtarët që shërbyen krah babait të saj të ndjerë.

Ushtari Christopher Harris vdiq në gusht, një javë pasi gruaja e tij Britt i tha se ishte shtatzënë. Ai ishte me shërbim në Afganistan kur gruaja e tij e telefonoi nga Karolina e Veriut për ti dhënë lajmin.

Sipas saj, ai filloi të qante dhe ti tregonte të gjithë miqve të tij duke i thënë se të qenit baba ishte qëllimi më i madh që kishte në jetë. Pas pak ditësh, Harris ishte një nga dy ushtarët e vrarë në aksion në një shpërthim të automjeteve.

Ndërsa Britt ishte shtatzënë mori mbështetjen e burrave dhe grave që punonin me bashkëshortin e saj. Të gjithë zbuluan gjininë e foshnjes në tetor të 2017.

Vajza erdhi në jetë me 17 mars 2018 dhe Britt do të organizonte dicka shumë të vecantë.

“Dua që të lejoj që të gjithë së bashku të njohin Christian”, tha ajo. Britt theksoi se është e rëndësishme që vajza të shikojë se sa shumë shokë të babait të saj e donin atë që në ditën e parë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje