Foshnja lind katër vite pas vdekjes së prindërve

Foshnja lind katër vite pas vdekjes së prindërve

Një foshnje ka lindur katër vite pas vdekjes së prindërve në një aksident rrugor, nga një nënë surrogate, njoftoi një media kineze.

“Fëmija, i quajtur “Tiantian” (i ëmbël) erdhi në jetë më 9 dhjetor 2017″, theksoi e përditshmja “Xinjingbao”.

“Ai buzëqesh gjithë kohën. Ka sytë e nënës së tij, por ngjan shumë me babain e tij”, deklaroi për gazetën një prej gjyshërve.

Prindërit e tij, Shen Jie dhe Liu Xi ndiqnin një trajtim kundër infertilitetit dhe kishin ngrirë katër embrione, ndërkohë që humbën jetën në vitin 2013 në një aksident rrugor.

Katër gjyshërit nisën një betejë të gjatë ligjore për marrjen në posedim të embrioneve të fertilizuara në një spital në Nankin.

Pasi familjet fituan betejën ligjore, që zgjati 3 vite shkuan në Laos ku gjetën një nënë surrogate për shkak se në Kinë nuk ishte e lejueshme.

Në Laos, embrioni u transmetua në mitrën e nënës surrogate. Ndërsa nëna surrogate gjatë shtatzënisë së saj qëndroi në Kinë me vizë turistike në dhjetor të vitit 2017, ku edhe lindi foshnjën të cilën e emërtuan Tiantian (i ëmbël).

Ndërkohë gjyshi dhe gjyshja për të marrë kujdestarinë e Tiantian u detyruan të bëjnë testin e ADN-së.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje