Franca fiton Kupën e Botës, kurse Kroacia zemrat e tifozëve

Franca fiton Kupën e Botës, kurse Kroacia zemrat e tifozëve

Ka përfunduar ndeshja finale mes Kroacisë dhe Francës, e zhvilluar në Luzhniki të Moskës.

Kombëtarja e Francës e ka fituar finalen e madhe të Kupës së Botës ndaj Kroacisë, me rezultatin 4-2, shkruan GazetaBlic.Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-1 në favor të francezëve me autogolin e Mandzukicit dhe penalltinë e konvertuar në gol nga Griezmann, kurse për kroatët shënoi Ivan Perisic.

Ndërkaq pjesa e dytë filloi furishëm për Francën ku shënoi edhe dy herë të tjera me anë të Pogbas në minutën e 59-të  dhe të Mbappe në të 65-të.

Rezultatin e ngushtoi Mandzukic pas një gabimi të Hugo Lloris në të 69-tën.

Deri në fund nuk pati ndryshime dhe kështu Franca u shpall kampione e botërorit të 21-të, që u zhvilluar në Rusi.

Ky është titulli i dytë në histori për “Tre-kolorët” , pas atij të fituar më 1998, kurse Kroacisë i mbetet të kënaqet me “Medaljen e Argjendtë”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje