Franca ndëshkon disa kompani që dyshon se kanë lidhje me armët kimike...

Franca ndëshkon disa kompani që dyshon se kanë lidhje me armët kimike në Siri

Franca ka njoftuar të premten se ka ngrirë asetet e tre personave dhe nëntë kompanive që dyshohet se kanë qenë të përfshira në zhvillimin e armëve kimike në Siri, transmeton Reuters.

Në një deklaratë të përbashkët, ministri i Financave, Le Maire dhe ministri i Jashtëm, Jean-Yves Le Drian kanë thënë se ky hap ka për qëllim shkatërrimin e rrjeteve që dyshohet se i kanë ndihmuar Qendrës Siriane për Studime Shkencore.

Qeveria amerikane dhe shtete tjera akuzojnë këtë qendër për krijim të armëve kimike për Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

“Tre persona dhe nëntë kompani janë shënjestruar për rolin e tyre në studimin e materialeve për zhvillimin e armëve kimike dhe atyre balistike për këtë shtet”, është thënë në deklaratë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje