Franca ofron ndërmjetësim në konfliktin mes Turqisë dhe kurdëve në Siri

Franca ofron ndërmjetësim në konfliktin mes Turqisë dhe kurdëve në Siri

Franca ka ofruar ndërmjetësim në konfliktin në veri të Sirisë, zonë në të cilën Turqia ka nisur në muajin janar një ofensivë kundër luftëtarëve kurdë, transmeton “BBC”.

Ankaraja është duke tentuar të largojë nga ky rajon milicinë e Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG), të cilën e konsideron si zgjatim të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është takuar me Forcat Demokratike Siriane, që dominohen nga kurdët si dhe me YPG-në.

Macroni ka treguar shpresën e tij për një dialog në mes të Turqisë dhe milicisë.

Zyra e tij ka thënë se ai ka “nderur sakrificat dhe rolin vendimtar” të Forcave Demokratike Siriane (SDF) në luftën kundër grupit militant, Shteti Islamik (IS).

Franca është përballur me një varg sulmesh terroriste të kryera nga IS-i, duke përfshirë sulmin e vitit 2015 në Paris, në të cilin kanë vdekur 130 persona.

Vetëm një javë më parë një simpatizant i këtij grupi ka vrarë tre persona në jug të Francës, duke përfshirë në polic, i cili ka vdekur pasi ka shkëmbyer veten me njërin nga pengjet e sulmuesit. (Rel)

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje