Ftohen për raportim në Kuvend përfaqësuesit e KOSTT-it dhe ZRrE-së

Ftohen për raportim në Kuvend përfaqësuesit e KOSTT-it dhe ZRrE-së

Anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në mbledhjen e së martës kanë vendosur unanimisht që përfaqësuesit e KOSTT-it dhe ZRrE-së, të raportojnë në këtë komision lidhur me pengesat e fundit të energjisë elektrike.

Propozimi që edhe ZRrE-ja të thirret në komision erdhi nga anëtarja e komisionit nga radhët e grupit parlamentar të LDK-së, Mimoza Kusari-Lila.

Pikë tjetër e rendit të ditës në këtë komision ishte edhe shqyrtimi i raportit me rekomandime për Projektligjin për Pajisjet nën Presion, i cili ka kaluar procedurat dhe ka kaluar me shumicë votash.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje