Furgoni që u fut në dyqan në Prishtinë, la të lënduar 9...

Furgoni që u fut në dyqan në Prishtinë, la të lënduar 9 persona

Sot rreth orës 07:00, në lagjen Kodra e trimave, saktësisht në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast një automjet (furgon) , për arsye që tani për tani janë duke u hetuar nga policia, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një dyqan.
“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar 9 (nëntë) persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, tha policia për Gazetën Express.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore të cilat po punojnë me qëllim të hetimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky aksident trafiku.

Lidhur me këtë rast njësiti i trafikut ka shoqëruar në stacion policor ngasësin e automjetit i cili aktualisht është duke u intervistuar.

Rasti do të procedohet më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/furgoni-qe-u-fut-ne-dyqan-ne-p-547140/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje