Gashi e Mehmeti bisedojnë për kartonin e gjelbër

Gashi e Mehmeti bisedojnë për kartonin e gjelbër

Ministri Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur sot në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me të cilin ka diskutuar për kartonin e gjelbër.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se problem shqetësues mbetët numri i madh i veturave të paregjistruara, të cilat ndër të tjera paraqesin problem serioz për Republikën e Kosovës, sa i përket anëtarësimit në kartonin e gjelbër.

Me këtë rast ministri Gashi ka theksuar se është duke gjetur modalitet më të përshtatshme për të zgjidhur problematikën e veturave të pa regjistruara, të cilët përveç tjerash paraqesin rrezik edhe për sigurinë në trafik.

Po ashtu, u diskutuan edhe modalitet e bashkëpunimit në mes të MPB-së dhe BQK-së, në projekte që përfshijnë të dy institucionet, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e Republikës së Kosovës.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje