Gazeta e njohur spanjolle: Barça-Griezmann, e kryer

Gazeta e njohur spanjolle: Barça-Griezmann, e kryer

Mediumet spanjolle e japin të kryer transferimin e Antoine Griezmann nga Atletico Madrid te Barcelona.

Barcelona është në kërkim të zëvendësuesit të Neymarit, i cili u largua gjatë verës së kaluar drejt Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.

Katalunasit transferuan Ousmane Dembele nga Borussia Dortmundi për një shifër prej mbi 100 milionësh, por francezi ka dështuar të tregojë veten.

Kështu, drejtuesit e klubit nga Camp Nou kanë etiketuar yllin e Atleticos, Griezmann, si transferimin perfekt për fazën e sulmit.

Griezmann dhe Coutinho gjatë një aksioni (Getty Images)

Mediat në Spanjë e kanë dhënë para disa javësh të kryer marrëveshjen verbale mes klubit dhe lojtarit, por tani thuhet se marrëveshja është arritur edhe me Atleticon.

Sipas gazetës katalunase Sport, Barcelona dhe Atletico kanë arritur marrëveshje mbi çmimin e sulmuesit francez.

Kluazola e Griezmannit është 100 milionë euro dhe duhet të paguajë më së largu deri në muajin korrik, por Barcelona e dëshiron para Botërorit lojtarin.

Drejtuesit blagurana janë të gatshëm të paguajnë 115 milionë euro për të siguruar shërbimet e lojtarit qysh në muajin qershor pasi frikësohen se pas Kupës së Botës çmimi i tij mund të rritet dhe t’ia rrëmbej ndonjë skuadër tjetër.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje