Gërxhaliu: Partitë politike t’i ndalin punësimet e militantëve në institucione

Gërxhaliu: Partitë politike t’i ndalin punësimet e militantëve në institucione

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se është shqetësuese punësimi i vazhdueshëm i militantëve partiakë në institucionet e shtetit dhe në ndërmarrjet publike.

Ai ka bërë thirrje urgjentisht të ndalet kjo praktikë e punësimeve partiake.

Gërxhaliu ka thënë për gazetën “Epoka e re” se klasa politike duhet të mendojë për të mirën e vendit dhe mos të na kthejnë mbrapa sa i përket agjendës evropiane, procesit të liberalizimit të vizave.

Kreu i OEK-ut ka theksuar se duhet të zbatohen rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare për reformim të administratës publike ashtu dhe për mos-rritjen e pagave.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje