Gjenerali Kastrati konfirmon atë çfarë tha Haradinaj: LDK është fajtore për moskrijimin...

Gjenerali Kastrati konfirmon atë çfarë tha Haradinaj: LDK është fajtore për moskrijimin e ushtrisë!

Ish-komandanti i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, sikurse kryeministri Ramush Haradinaj, ka deklaruar se LDK-ja e Isa Mustafës ishte partia e cila stagnoi formimin e ushtrisë, ndonëse ishte paraqitur një ofertë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që në këmbim të saj të votohen vendet e rezervuara për serbët.

Sipas tij, në vitin 2014 kanë qenë dy partitë shqiptare që kanë kundërshtuar vazhdimin e vendeve të rezervuara për serbët (LDK dhe Vetëvendosje). “Po, është krejtësisht e vërtetë, LDK-ja nuk pranoi”, ka thënë shkurt ai për “Indeksonline”.

Ndryshe, kyeministri Ramush Haradinaj gjatë seancës së sotme akuzoi LDK-në se e ka lënë Kosovën pa ushtri.

Ai përmendi rastin se si para 4 vitesh ishin dakorduar që një mandat t’u jipen serbëve ulëse të rezervuara në këmbim të votimit të ushtrisë por që ishte LDK ajo që kundërshtoi.

“Po LDK është ajo që e ka lënë Kosovën pa ushtri. Na e kanë ofruar me na dhanë ushtrinë në 2014 për ulëset e rezervuara. Na kanë quajtur tradhtarë pse po ia jepni ulëset. Vetni amerikanë mos na besofshi neve. E keni lan Kosovën pa ushtri, turp me iu ardhë”, ka deklaruar shefi i ekzkeukutiv kosovar, duke shtuar se ka njerëz të gjallë, ka dëshmitarë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje