Gjermanët prezantojnë veturën e re elektrike e solare

Gjermanët prezantojnë veturën e re elektrike e solare

Sion është veturë e re elektrike gjermane, prodhim i kompanisë Sono Motors, i cili pritet të arrijë ka mesi i vitit të ardhshëm.

Me gjatësi prej 4.1 metër dhe peshë prej 1.4 tonë, kjo veturë me pesë ulëse e me kapacitet të bagazhit prej 500 litra, në Gjermani do të kushtojë rreth 16 mijë euro.

Sono Sion ka kapacitetin e baterisë litium-jon prej 35 kWh dhe me vetëm një karikim ajo do të mund të lëvizë deri në 250 kilometra, plus 30 kilometra falë karikimit në mënyrë solare (ka të integruara 330 qeliza solare).

Sa i përket motorit, Sion ka motor elektrik me kapacitet prej 80 kW ose 109 kuajfuqi dhe shpejtësinë maksimale mund ta arrijë deri në 140 km/h.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje