Gjetën 8 mijë euro në kontejner, por nuk po ua japin edhe...

Gjetën 8 mijë euro në kontejner, por nuk po ua japin edhe pse askush nuk po i kërkon (Foto)

Kevin Ball dhe disa kolegë të tij, kanë gjetur afro tetëmijë euro, në një kontejner në Lancanshire të Anglisë.

Megjithëse askush nuk po i kërkon, apo t’i deklaroi si pronë të tyre, atyre ua kanë marrë parë dhe nuk po ua japin.

Sasinë me bankënota prej 20 funteve, mbledhësit e mbeturinave i dërguan në Bank of England për t’i zëvendësuar me të reja, pasi shumica prej tyre ishin të lagura dhe të dëmtuara.

Paratë e gjetura ne kontejner

“Nuk pse dikush do të hidhte para në mbeturina, por ja që ne i gjetëm dhe askush nuk po i kërkon”, ka thënë Ball.

Derisa ende nuk është nëse do t’ju falin, kolegët kanë bërë plan që t’i ndajnë mes vete dhe një pjesë ta falin për bamirësi.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje