Gjilani fiton 205 mijë euro nga DEMOS-i zviceran

Gjilani fiton 205 mijë euro nga DEMOS-i zviceran

Komuna e Gjilanit, si rezultat i punës së mirë në sistemin e menaxhimit të performancës komunale për vitin 2016, është shpërblyer nga organizata zvicerane DEMOS me një grant në vlerë prej 205 mijë euro.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka mirëpritur këtë grant dhe ka falënderuar organizatën zvicerane për vlerësimin e lartë për këtë komunë.

“Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Gjilanin. Për herë të parë DEMOS-i shpërblen komunën tonë me një grant prej 205 mijë euro. Me këto para dhe me participimin komunës do të fillojmë me ndërtimin e pjesës së parë të ‘Rrugës së Kumanovës’, e cila kap shumën e mbi 350 mijë eurove. Faleminderit edhe koordinatorit të SMPK-së dhe zyrtarëve komunalë për performancë dhe për punën e mirë që kanë bërë”, ka thënë Haziri.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje