Gjindet gjysmë ton hashash e fshehur në oriz

Gjindet gjysmë ton hashash e fshehur në oriz

Courts in Kansas City, Mo., can impose a maximum fine of $25 for possession of up to 35 grams of marijuana, after voters embraced a ballot initiative Tuesday. Here, three grams of marijuana is displayed.

407 kg marihuanë u sekuestruan nga policia greke në Athinë.

Një 38 vjeçar shqiptar dhe një 30 vjeçar grek u arrestuan.

Droga ishte fshehur në një ngarkesë orizi në një magazinë në Nea Peramos.

Policia sekuestroi gjithashtu edhe pajisje përpunimi të marihuanës me një vlerë prej 10 mijë eurosh. Mediat greke shkruajnë se lënda narkotike kishte si destinacion Holandën.

Prej fillimit të këtij viti, autoritetet në vendin fqinj njoftojnë se kjo rrugë trafiku ka qarkulluar më shumë se 1 ton marihuanë drejt Holandës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.
Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet rreth 4 milionë euro.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje