Gjithçka që duhet të dini për viagrën

Gjithçka që duhet të dini për viagrën

Viagra është një nga ilaçet farmaceutike më të diskutuara dhe gjendet në treg për më shumë se 30 vjet. Kryesisht ky ilaç përdoret për trajtimin e problemeve me ereksion (disfunksionit erektim)

Viagra funksionon duke i relaksuar muskujt në muret e enëve të gjakut në zona të caktuara të trupit. Në shumicën e rasteve, viagra funksionon mirë dhe ua ndryshon jetët personave për të mirë.

Fakte të shpejta për Viagrën:
– Viagra fillimisht është krijuar për ta trajtuar hipertensionin
– Konkurrentët kryesorë të viagrës janë Cialisi dhe Levitra
– Pilulat e viagrës kanë ngjyrë të kaltër dhe formë diamanti
– Individët me sëmundje të veshkave nuk duhet ta përdorin këtë ilaç

Çfarë është viagra?

Viagra është emri i brendit për citratin sildenafil dhe përdoret për trajtimin e disfunksionit erektim dhe hipertensionit arterial pulmonar.

Fillimisht është zhvilluar nga shkencëtarët e Mbretërisë së Bashkuar, pastaj është sjell në reg nga kompani të ndryshme.

Viagra gjithashtu shitet edhe nën emrin e brendit Revatio.

Formula kimike e citratit sildenafil është: C22H30N6O4S.

Efektet

Viagra mund t’iu ndihmojë meshkujve të cilët kanë probleme ta arrijnë ose mbajnë ereksionin, por nuk ofron stimulim seksual.

Kur mashkulli ka stimulim seksual, oksidi nitrik lirohet nga sistemi nervor në indin erektim të penisit. Oksidi nitrik e stimulon një enzimë e cila prodhon cGMP.

cGMP shkakton që arteret në penis të zgjerohen, në atë mënyrë që arteret dhe indi erektim të mbushen me gjak – kështu edhe arrihet ereksioni.

Efektet anësore

Në bazë të studimeve të ndryshme, disa nga efektet anësore të viagrës përfshijnë:

– Dhimbjet e kokës

– Probleme me shikim

– Ndjeshmëri ndaj dritës

– Probleme me sistemin e tretjes

Në shumë raste të rralla, viagra mund të shkaktojë edhe dëme në nervin optik.

Por, rastet tjera të efekteve anësore të viagrës përfshijnë:

– Ereksion që zgjatë tejet shumë

– Sulm në zemër

– Humbje e papritur e dëgjimit.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje