Gjuriq sot në Kosovë

Gjuriq sot në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, ka konfirmuar për KosovaPress se Gjuriq ka marrë leje për vizitë në Mitrovicën e Veriut.

“Po, ai ka kërkuar leje dhe e ka marrë nga shteti i Kosovës”, tha ai.

Ndryshe, Gjuriq ishte arrestuar nga Policia e Kosovës dhe më pas ishte dërguar në Serbi, pasi kishte hyrë ilegalisht në Kosovë më 26 mars të këtij viti.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje