Grabitja në Korçë, Policia: Shpërblim për këdo që jep informacion

Grabitja në Korçë, Policia: Shpërblim për këdo që jep informacion

Policia e Korçës ka vendosur një shpërblim prej 200 mijë lekësh të reja për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e makinës së grabitur këtë fundjavë apo identitetin e autorëve.

Ngjarja u regjistrua në rrugën që të con në malin e Moravës, kur persona ende te paidentifikuar, ndaluan një mjet BENZ dhe e pasi nxorën prej andej drejtuesin dhe te dashurën e tij, e grabitën.

Ekspertët që shkuan në vendngjarje gjetën edhe gëzhoja, ndërsa ende nuk dihet nëse kanë lidhje me ketë grabitje.

Hetimet janë shtrirë në disa pista dhe policia është duke verifikuar edhe të kaluarën e 35-vjeçarit dhe të dashurës së tij për të parë nëse ka pasur konflikte të mëparshme, ndërkohë që ata vetë e kanë mohuar që të kenë pasur probleme.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje