Grand Hotel Prishtina dhe veprat e harruara artistike (Video)

Grand Hotel Prishtina dhe veprat e harruara artistike (Video)

Në hotelin e njohur të kryeqytetit, gjenden të harruara qindra vepra të artistëve të njohur të Kosovës.

Në Grand Hotel Prishtina janë 107 vepra artistike me vlerë të madhe artistike. Aty është një mozaik i Muslim Mulliqit, si dhe veprat e Gjelosh Gjokajt, Simon Shirokës e Agim Çavdarbashës.

Këto vepra gjenden aty për faktin se kur është hapur hoteli më 1978, veprat janë komisionuar nga artistë të njohur të kohës.

Këto punime ishin të vendosura nëpër dhoma të fjetjes, ndërsa tash janë të mbyllura në një hapësirë. Por, kushtet në të cilat gjenden, rrezikojnë t’i shkatërrojnë ato.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje