Gruaja në skanerin e sigurisë dhe arti parahistorik

Gruaja në skanerin e sigurisë dhe arti parahistorik

Udhëtimi ju ndryshon. Disa njerëz bëhen më të hapur dhe më të angazhuar. Të tjerët bëhen valixhe. E gjitha ndodhi shkurtimisht, javën e kaluar, kur një grua kineze, që nuk dëshironte të jetë e ndarë nga prona e saj në një stacion treni të mbushur plot me njerëz, hipi në rripin lëvizës në një pikë kontrolli në Stacionin Hekurudhor Dongguan në Kinën jugore dhe iu bashkua valixhes në udhëtimin përmes skanerit të sigurisë.

Imazhet e frikshme të rrezeve X të kapura nga pajisja, që e transformuan udhëtaren nga mishi i trazuar në një fantazmë të frikshme, tashmë është përhapur në formë virale. E strukur me të katrat pranë shtrirjes spektrale të çantave, e ulur kaluç në mbledhje fetusi, figura hije trazohet nga përflakja e rrezatimit në siluetat gjysmë të tejdukshme të frikës së zhveshur.

Imazhet janë pjesë e trendit të rrjeteve sociale, ndoshta pse arrijnë të kapin diçka thelbësore rreth asaj se çfarë do të thotë të jesh udhëtar i prekshëm që lëviz me frikë nëpër botën e rrezikshme. Poza e paqëllimtë e udhëtares shërben si dokument prekës social, si vizatimet e lëna nga paraardhësit parahistorikë, të regjistruara në muret e shpellave: të dyja dëshmojnë lëvizjen e mendjes përmes sferave të kërcënimit.

Që nga fillimi i kulturës njerëzore, nevoja për të vizatuar ka kaluar dorë pas dore. Artistët kurrë nuk kanë qenë të kënaqur të transkriptojnë paraqitjet e jashtme. Të shtyrë nga frika e kafshëve që kapnin apo që kapte ata, krijuesit e imazhit mesolitik nga Siberia deri në Indi, Amerika e Veriut e deri Malajzi, çuditërisht kanë parashikuar projeksionin e radiografisë moderne të vizatimet e artit të gurëve që ofrojnë pamje të shkurtë të organeve të brendshme të botës shtazore rreth tyre.

E klasifikuar nga arkeologët si “Stili i Rrezeve X”, ky instinkt në mesin e piktorëve të lashtë demonstron një estetikë jashtëzakonisht të sofistikuar – të tillë që nuk lejon karakterizimin si ‘primitiv’. Një pikturë aborigjene e ruajtur mirë në gur, që shfaq një breshkë me qafë të gjatë, është zbuluar në Ubirr (në Rajonin e Aligatorit Lindor të Parkut Kombëtar Kakadu në Australi), është tregues i stilit kureshtar. Edhe pse breshka është portretizuar si e gjallë dhe në not, arkitektura e saj e brendshme është e dukshme.

Duke mjegulluar kufijtë midis botës së brendshme dhe të jashtme, artisti i panjohur na jep një paraqitje edhe të imagjinatës së tij ose të saj. Të vendosura krah për krah me imazhin e kësaj jave të kapur nga një skaner në Kinë, piktura aborigjene nga Ubirri e lartëson portretin e një personi të frikësuar diçka të çuditshme dhe shpirtërore: një Rreze X e psikikës së brishtë që shkon mes botës që mund ta shohim dhe një tjetre që nuk mundemi.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje