Guardiola: Raiola më ofroi Pogban dhe Mkhitaryanin në janar

Guardiola: Raiola më ofroi Pogban dhe Mkhitaryanin në janar

Pep Guardiola ka thënë se Paul Pogba dhe Henrikh Mkhitaryan i është ofruar Manchester Cityt nga Mino Raiola në janar.

Ai ka folur në prag të derbit me Manchester Unitedin, ndërsa i ka komentuar edhe deklarata e Mino Raiolas që i tha atij  “qen” dhe “frikacak”.

Guardiola u pyet se a është trajneri i United, Jose Mourinho, rivalit i vetëm ai u përgjigj: “Kam shumë.. sidomos agjentë. Kam shumë”.

“Unë do të përgjigjem një ditë tjetër, jo sot para ndeshjes “, tha ai fillimisht.

“Unë mund t’i përgjigja atij. Unë kam një pyetje, po, unë do t’i përgjigjem”.

“Unë jam një djalë i keq. Unë jam një frikacak. Unë nuk e kuptoj pse jam një djalë i tillë, i keq”.

“Unë kurrë nuk flas me të, ndoshta Ibra shpjegoi shumë gjëra rreth meje. Por dy muaj më parë ai mi ofroi Mkhitaryanin dhe Pogban që të luajnë me ne”.

“Unë i thashë jo, nuk kemi mjaftueshëm para për të blerë Pogban sepse ai është shumë i shtrenjtë”, ka deklaruar Guardiola. 

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje