Hadërgjonaj: Qeveria të jetë e kujdesshme për shpenzimin e rezervës shtetërore

Hadërgjonaj: Qeveria të jetë e kujdesshme për shpenzimin e rezervës shtetërore

Zëvëndëskryetarja e parë e Komisionit për Buxhet dhe Financa, deputetja nga radhët e PDK-së, Safete Hadërgjonaj, i ka bërë thirrje Qeverisë të ketë kujdes për shpenzimin e rezervës shtetërore.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka theksuar se deri më tani Kuvendi i Kosovës nuk ka ndonjë raport nga Qeveria se si ka shkuar rrjedha e shpenzimeve buxhetore gjatë këtyre muajve.

Hadërgjonaj ka bërë me dije se nëse ka tejkalim të shpenzimeve buxhetore mbi dinamikën e parashikuar, atëherë do të jepen rekomandime të cilat janë obligative për Qeverinë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje