Hahn: BE e plotë vetëm me pranimin e Ballkanit Perëndimor

Hahn: BE e plotë vetëm me pranimin e Ballkanit Perëndimor

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Johannes Hahn shprehu sot besimin se bashkimi i Evropës, i cili filloi në vitin 1989, mund të jetë i plotë vetëm pas hyrjes së Ballkanit Perëndimor.

Zyrtari i lartë evropian ka thënë se në qendër të këtij procesi është sundimi i ligjit që sipas tij është gurthemel i bllokut dhe se nuk do të mund të jenë në gjendje të importojnë çështje të hapura bilaterale atje, transmeton Klan Kosova.

Hahn, në konferencën “Strategjia për Ballkanin Perëndimor – Hapja e Rrugës për Pranimin në BE”, që po mbahet në Beograd nënvizoi se BE është një projekt i paqes, stabilitetit dhe prosperitetit, i cili mund të jetë i plotë vetëm nëse Ballkani Perëndimor bëhet pjesë e tij.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje