Hajnat mbysin 4-vjeçaren në Krime

Hajnat mbysin 4-vjeçaren në Krime

Një vajzë katër vjeçare është mbytur nga disa plaçkitës pasi është mbyllur në makinë bashkë me trupat e prindërve të saj të vrarë dhe është hedhur në liqe.

Konstantini, 35 vjeçar, dhe gruaja e tij Inna Larkov, 32 vjeçare, vozitën dy orë për të shkuar në një vend në rrethinë të Krimesë bashkë me vajzën e tyre Arina, për të blerë një makinë të re të cilën Konstantini e kishte parë online.

Ata arritën në fshatin e vogël të quajtur Geroevskoe dhe takun dy burrat të cilët thanë se janë pronarët e makinës.

Por, kur dy prindërit dolën nga vetura e tyre, Warder Raven Samar, 28 vjeçar, nxori armën dhe u kërkoi para.

Konstantini provoi të përleshej me ta dhe u qëllua pesë herë në gjoks, i njëjti person qëlloi edhe gruan e tij në gjoks dhe kokë.

Vrasësi kontrolloi dhe mori paratë – rreth 4000 euro – të cilat viktima i kishte sjellur për të blerë veturën, mori edhe telefonin dhe mbylli trupat në veturë.

Ata detyruan vajzën, e cila kishte parë dy prindërit t’i vriteshin para syve, të kthehej në veturë, dhe e lëshuan veturën në një liqe.

Samar më pas shkoi në punën e tij si gardian në Sevastopol pasi kishte kryer krimin.

Detektivët i ranë në fije vrasjes dhe gjetën edhe vrasësin, i cili pranoi se kishte kryer krimin dhe rrëfeu edhe se si kishte rrjedhur ngjarja.

Ai gjithashtu u tregoi detektivëve se ku ishte vetura me trupat e vdekur, njofton Klan Kosova.

Policia fillimisht ishte njoftuar për rastin nga fqinjët e viktimave të cilët ishin shqetësuar dhe kishin thirrur policin, pasi familja nuk po kthehej në shtëpi dhe nuk po përgjigjeshin në telefon.

Fqinjët më pas edhe vendosen posterë me fotografitë e familjes në qytetin e tyre në Feodosia pasi dëgjuan qenin e familjes tek lehte nga uria e etja i mbyllur në shtëpi.

“Të rriturit vdiqën nga plagët e marra nga plumbat, por asnjë shenjë plumbi nuk është gjetur në trupin e vajzës, ajo ishte në veturë e gjallë dhe u mbyt në liqe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vrasësi pritet të dënohet me burgim të përjetshëm, por horrori i krimit ka bërë qytetarët në Krime që të kërkojnë dënim me vdekje për Samar.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje