Hamza: Gjermania partner strategjik i Kosovës

Hamza: Gjermania partner strategjik i Kosovës

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ku diskutuan për progresin të cilin e ka arritur Kosova gjatë këtyre muajve në fushën e financave.

Hamza, falënderoi ambasadorin gjerman Christian Heldt dhe shtetin gjerman, si partner strategjik i Kosovës, për ndihmën që vazhdon të jep për Ministrinë e Financave dhe agjencitë e saj.

Me këtë rast e njoftoi atë për progresin dhe të arriturat në Ministrinë e Financave, për trendin pozitiv të të hyrave gjatë këtij gjashtë mujori, për nivelin e  shpenzimeve buxhetore, si dhe për stabilitetin makro fiskal në përgjithësi.

Ministri i Financave gjithashtu njoftoi ambasadorin Heldt, për reformat në legjislacionin tatimor dhe planet e Ministrisë së Financave për reformat në politikat fiskale, në të mirë të të bërit biznes në Kosovë.

Ndërsa, diplomati gjerman shprehi gatishmërinë e shtetit gjerman për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ofrimin e ndihmës për Kosovën në realizimin e planeve strategjike në fushën e financave, transmeton Klan Kosova.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje