Hamza liron nga tatimi doganor pajisjet e teknologjisë së informacionit

Hamza liron nga tatimi doganor pajisjet e teknologjisë së informacionit

Ministri i Financave, Bedri Hamza, vazhdon me marrjen e vendimeve të mëdha të cilat kanë efekt te të rinjtë e sidomos tek gjinia femërore e vendit, për të avancuar në zhvillimin e tyre si në aspektin e karrierës së tyre profesionale po ashtu edhe në ofrimin e mundësive për hapjen e bizneseve të reja me theks të veçantë në ofrimin e shërbimeve.

“Duke pasur parasysh avancimet e teknologjisë në kohën e sotme, nuk mund të paramendohet zhvillimi i karrierës profesionale dhe zhvillimi i biznesit inovativë në ofrimin e shërbimeve të ndryshme nga të rinjtë pa pajisje të Teknologjisë Informative. Për këtë arsye ministri i Financave Bedri Hamza, me qëllim të ofrimit të një mundësie të tillë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës në veçanti për të rinjtë, ka marrë vendim që nga fillimi i muajit prill të lirojë nga tatimi doganor të gjitha pajisjet themelore të teknologjisë së Informacionit”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Sipas MF-së, ky vendim është një mundësi e mirë duke filluar që nga nxënësit, studentët dhe të gjithë ata qytetarë të Republikës së Kosovës që të zhvillojnë karrierën e tyre dhe të hapin biznese të reja inovative në ofrimin e shërbimeve jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj.

“Vendimi ofron mundësinë që me një kosoto shumë të lirë të gjithë të lartë shënuarit të kenë në posedim pajisjet e fundit të zhvilluara të Teknologjisë së Informacionit. Po ashtu duke pasur parasysh të dhënat pozitive nga vendimet të cilat tani më kanë hyrë në fuqi me 01 janar 2018, për lirim nga tatimi doganor dhe akciza për lëndë të parë, gjysmë produkt dhe linja të prodhimit, në fillim të muajit prill do të lirohen nga tatimi doganor të gjithë prodhuesit edhe për pjesët rezervë të linjave të prodhimit. Edhe ky vendim do të ju mundësoj prodhueseve që të kenë një kosto shumë të ulët në mirëmbajtjen e linjave të prodhimit”, është thënë me tutje në këtë njoftim.

Ministria e Financave në këtë njoftim ka bërë me dije se këto vendime janë vazhdimësi e vendimeve për ta ndihmuar zhvillimin e sektorit privat me theks zhvillimin e prodhimit vendorë i cili do të jetë edhe bartës i zhvillimit ekonomik të vendit. “Me qëllimin që sektori privat të jetë bartës i uljes së papunësisë në vendin tonë. Dhe se këto nuk do të jenë vendimet e fundit. Në gjashtëmujorin e këtij mandati janë masat e dyta që po merren dhe shumë shpejt me finalizimin edhe të ligjeve tatimore do të ketë edhe lirime të tjera nga TVSH-ja dhe tatimet tjera si dhe thjeshtëzim të procedurave dhe eliminim të burokracisë të procedurave doganore dhe tatimore”, është theksuar në vendimin e MF-së.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje